Shpërndarja e çmimeve të Sfidës së Dizajnit 2020

Data e Publikimit 16 Tetor 2020

Ekipi i Programi "Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt" (ASSET) dhe ai i Fondacionit IPKO, shpërndanë çmimet për shkollat fituese të "Sfidës së Dizajnit 2020". Qëllimi i sfidës së këtij viti ishte të bashkonte mendje të reja dhe inovative nga shkolla të mesme të ndryshme nga gjithë Kosova për të garuar në katër sfidat e më poshtme:


- Krijimi i një loje tavoline
- Punimi i pajisjes për rregullimin e lagështisë së ajrit
- Punimi i shkopit ndihmës për të moshuarit apo të verbërit
- Krijimi i videove të karrierës-profesioneve

Klikoni këtu për të parë projektet fituese: klikoni

Çmimet e ndara në shkollat fituese përfshinin një trofe, një certifikatë mbi çmimin e fituar dhe një kupon për blerje të pajisjeve sipas zgjedhjes së tyre për projektet e ardhshme shkollore.

Si Programi "Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt" (ASSET) poashtu edhe Fondacioni IPKO shpresojnë të vazhdojnë organizimin e ngjarjeve të tilla, që të ndihmojnë në mbështetjen dhe përgatitjen e të rinjve të Kosovës për jetë dhe punë të shekullit 21.